Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mishi i pulës me salmonelë/ AKU shmang përgjegjësinë: S’pati urdhër bllokimi për ngarkesën, para përgjigjes së analizave

schedule15:56 - 1 Prill, 2025

schedule 15:56 - 1 Prill, 2025

Nëse keni blerë fileto pule të paketuar  kopakol me datë skadencë 13 dhjetor  2026 mos e konsumoni,  por  kthejeni aty ku  e keni blerë.  Bëni kujdes gjithashtu kur porosisni  mish pule në fast foode apo restorante.

Një pjesë e ngarkesës  me fileto e ardhur  nga Brazili  në Shqipëri që  ka rezultuar  me  prani të  salmonelës  sipas   Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është shpërndarë  thuajse në të gjithë vendin dhe ende nuk është tërhequr e gjitha.

Inspektorët kanë njoftuar  subjektet dhe po vijojnë verifikimet në terren.

“Shkëputja e linjes se gjurmueshmerise po verifikohet qe e gjithe ngarkesa te terhiqet është shperndarë ne disa  qarqe, pjesa me e madhe ne Tirane … behet fjale per biznes te madh, importuesi ka shtrirje te gjere normalisht jane produkte  qe konsumohen  ne familje, ne restorante fast food, gjurmueshmeria eshte e rendeshishme

Më  11 mars në pikën e inspektimit  kufitar në Durrës  inspektorët e AKU kanë  marrë mostra  nga kjo ngarkesë  me fileto pule  dhe I kanë dërguar  për analiza pranë Instiutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.   Më 21 mars  përgjigja e tyre ka rezultuar positive për salmonelë.   Ndërkohë  në pritje të përgjigjeve të analizave  kompania  ka nxjerr në treg një pjesë të produktit.

Specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thonë se kanë nisur inspektimet në terren menjëherë pasi në filetot e  pulës është zbuluar  prania e salmonelës.  Më herët për produktin    nuk ka pasur një urdhër bllokimi

“Nje ngarkese fileto pule e paketuar qe ka nje date skadence 13,12,2026 e cila nga moatra qe eshte marre nga pika e inspektimit kufitar ne Durrës eshte analizuar dhe per 10 dite ka dale rezultati me prani te salmonela tifimurio

Ngarkesa ka kaluar ne magazinate e biznesit, nuk eshte bllokuar se ideja nuk del direkt dhe nuk mund te bllokohet direkt keshtu qe ka kohen e vet momentin qe jemi njoftuar nga isuv jane mare masa per verifikimin ne terren te ngarkeses

Urdher nuk ka pasur qe produkti te bllokohet por produkti ka rezult nuk duhet te dale ne treg.” 

Për nxjerrje në treg të një produkti të pasigurt ushqimor  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se ka dërguar në prokurori  kompaninë që  nuk ka pritur përgjigjen e analizave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!