Miriam Cani ndan foton e veçantë të Amelisë me Duamin

schedule09:51 - 20 Maj, 2021

schedule 09:51 - 20 Maj, 2021

Çifti shumë i dashur, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë prindër të dy fëmijëve. Ata kanë një vajzë me emrin Ameli dhe Duamin, që është vetëm një vjeç.

Dyshja nuk ngurojnë herë pas here të ndajnë me publikun foto të të vegjëlve.

Së fundmi, ka qenë Miriam e cila ka publikuar një foto të dy ëngjëjve të saj. Ameli dhe Duam shihen të buzëqeshur në një lëndinë, foto të cilën këngëtarja e ka shoqëruar me fjalët: “Motër e vëlla”.

Kujtojmë që Miriami për ditëlindjen e parë të djalit i dedikoi atij një këngë, e cila është bërë himn për shumë nëna./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!