Miriam Cani merr dhuratën e veçantë nga e bija 5-vjeçare

schedule15:45 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 15:45 - 2 Dhjetor, 2020

Pak ditë më parë, vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt festoi 5 vjetorin e lindjes. Çifti i njohur organizuan një super festë ndërsa ndanë dhe disa imazhe në rrjete sociale, shoqëruar me një dedikim të ëmbël.

Gëzuar 5 vjetorin princesha e mamit. Ti je frymëzimi i shpirtit tim dhe bekimi më i madh që jeta më dhuroi bashkë me vëllain tënd. I lutem Zotit çdo ditë të gëzosh vetëm shëndet dhe lumturi në jetë.”, shkroi Miriam.

Tashmë Ameli ka nisur të shkruajë, ndërsa ka shkruar dhe një letër të adhurueshme për këngëtaren. Natyrisht, që Miriam si një nënë krenare e ka ndarë letrën me ndjekësit në Instagram.

“Mami, të duam shumë“, ka shkruar Ameli. Kujtojmë që Miriam është tërhequr paksa nga muzika, ndërkohë që Albani shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me Arilena Arën që do të titullohet “A i sheh”. /abcnews.al