Shkodra është përmbytur sërish nga reshjet e shiut që ranë në 24 orët e fundit. Në pamjet nga lart, droni bën një pasqyrë realiste të asaj që po ndodh në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë.
“Mirëserdhët në Venecia” shkruan një qytetar me ironi, ndërsa shton “Shkodër, gjithsesi ngelesh e bukur! Bukuri e plagosur”. Shumë zona, brenda dhe në rrethina janë përmbytur nga reshjet.
Situata është rënduar akoma më shumë me reshjet e shiut që kanë rënë në 24 orët e fundit, ndërsa presidenti Meta dhe kryetarja e bashkisë Ademi kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës./ db/ Abcnews.al