Merr fund aventura e Bruno Telushit me Partizanin. Mesfushori vlonjat kaloi tre sezone te “Demat e Kuq”, duke ia dalë të fitojë titullin kampion në sezonin 2018/2019.
Gjatë gjithë kësaj kohe kam pritur me padurim dhe me dëshirën e madhe të jem pjesë e Partizanit. Dje me në fund në një takim me drejtorin dhe me presidentin, më tha se nuk jam në planet për të ardhmen”, u shpreh 29-vjeçari, i cili do të vijojë karrierën te Kukësi.
Klubi kryeqytetas ka reaguar në lidhje me largimin e Telushit, të cilin e falënderon për kontributin e dhënë. “Klubi i futbollit Partizani falënderon publikisht Bruno Telushin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe.
Mesfushori 29 vjeçar ishte një prej shtyllave të ekipit dhe protagonist, sidomos përgjatë sezonit 2018 -2019, ku edhe me meritë u shpall Kampion i Shqipërisë me Partizanin.
Falë kontributit, punës dhe përkushtimit në arritjen e trofeut të kampionit, ai fitoi respektin e stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë në mbarë vendin, të cilët do ti jenë gjithmonë mirënjohës “Ushtar” Telushit.
Partizani duke falënderuar dhe një herë Bruno Telushin për emocionet dhe performancën që dhuroi si pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë, i uron njëkohësisht shumë fat në jetë dhe në karrierën e tij sportive“, lexohet në komunikatën e klubit kryeqytetas. /abcnews.al