Mirela Kumbaro: Ndërgjegjësim dhe edukim për trashëgiminë kulturore

schedule20:34 - 2 Shkurt, 2018

schedule 20:34 - 2 Shkurt, 2018

E ftuar në Byro Politike në ABC News, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka folur rreth projektligjit të “Trashëgimisë Kulturore”. Sipas saj, ky projektligj është diskutuar shumë derisa ka arritur në këtë formë.

“Më vjen mirë që në media flitet për këtë çështje. Sigurisht që duhet ndërgjegjësim dhe edukim. Ky projektligj ka katër vjet që diskutohet. Kemi pasur takime individuale. Kemi pasur diskutime me grupe të ndryshme. Katër vjet nuk janë pak për të rrahur mendime. Ky projektligj ka pasur të paktën 5 drafte për të arritur në këtë formë”, u shpreh Kumbaro.

Kumbaro shtoi gjithashtu se me projektligjin e ri do t’i jepet prioritet pushtetit lokal dhe edukimit e ndërgjegjësimit mbi trashëgiminë kulturore. Gjithashtu, ajo tha se do të krijohet një inspektoriat i veçantë për trashëgiminë kulturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!