Mirel Josa për pankinën dhe merkato me kampionë, ç’ndodh te Kukësi e Partizani

schedule08:12 - 19 Janar, 2021

schedule 08:12 - 19 Janar, 2021

Superiorja vazhdon rrugëtimin, ndërkohë që ndeshjet luhen dhe drejtuesit e klubeve mendojnë edhe për merkaton. Te Kukësi, pas katër humbjeve radhazi, e kanë menduar ndryshimin në pankinë.

Gjithsesi për momentin trajneri është Rraman Hallaçi, i cili e di mirë se e ardhmja e tij varet nga rezultatet. Një humbje me Apoloninë do e përkeqësonte situatën e verilindorëve, ndërkohë që në faqen e parë të Panorama Sport përmendet edhe Mirel Josa si opsion për pankinën e Kukësit.

Mes të tjerash kjo gazetë sjell në vëmendje edhe merkaton te Partizani, klub që po tenton të përforcohet. Nuk flitet për emra të rinj, por për vazhdim të bisedimeve me lojtarë kampionë.

Bëhet fjalë për dy lojtarët e Prishtinës, Gledi Mici dhe Sabien Lilaj, të cilët morën oferta edhe në verë nga “demat e kuq”. Ata janë nën kontratë me dardanët, por mes klubeve ka një raport të mirë.

Objektivi tjetër madhor është Ferhan Hasani. Me këtë të fundit situata është ndryshe, pasi është lojtar i lirë pasi fitoi titullin në Finlandë me Helsinkin. Ngërçi është te kërkesat e tij financiare dhe te fakti që është i lëkundur mbi ofertat që ka dhe kampionatin ku dëshiron të luajë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!