Kukësi do të përballet me Teutën në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Një duel mjafti i fortë, ndërkohë që pas shortit të sotëm ka folur edhe trajneri Mirel Josa.
“Kupa është objektiv, por duhet menduar ndeshja e radhës në kampionat. Kupa është objektiv të cilin e kam gjetur kur kam marrë drejtimin e skuadrës së Kukësit. Kampionati ishte larg, por varet si shkojnë gjërat dhe nuk duhet të flasim para kohe, që më pas të ndryshojmë qëndrim.
Duhet të shohim nga ndeshja e radhës, që është ndaj Teutës dhe e kemi rival edhe në Kupë”, është shprehur Josa për faqen zyrtarë të klubit verilindor. Sfida me Teutën zhvillohet më 17 mars, në stadiumin “Niko Dovana”. /abcnews.al