Mirel Josa ishte i zhgënjyer pas ndeshjes me Bylisin. Kukësi u mposht dhe tekniku kryeqytetas analizoi lojën e bërë në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Futboll luhet në të dy pjesët. U ndëshkuam nga dy vizita të Ballshit. Ishte pakujdesi e jona dhe fat për ta në golin e dytë. E kontrolluam lojën më pas, por u ndëshkuam. Duhet të kemi më shumë ekuilibër.
Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe skuadra ishte mirë në të gjitha aspektet, pavarësisht se nuk barazuam. Unë shqetësohem vetëm se skuadra në momente të caktuara po përpiqet dhe s’po gjen rezultatin. Sot kishim tre ndryshime prej ngjeshjes së ndeshjeve.
Tafas? Formacioni nuk është vetëm i Xhikës, por unë nuk shoh problem këtu. Gjyqtari? Në një rast lojtarët më thanë se ka pasur kontakt për penallti, por këtë nuk e di saktë”, ka përfunduar Josa. /abcnews.al