Sulmuesi francez, Antonie Griezmann është rikthyer te klubi i Atletico Madridit në Spanjë.
Griezmann bëri një lëvizje befasuese në minutat e fundit të merkatos së verës që lam pas.
Futbollisti është huazuar te Atletico me opsion blerje për 40 milion euro, por blerja e tij mund të bëhet e detyrueshme nëse ai luan të paktën 50% të ndeshjeve me “Los Colchoneros” këtë sezon.
Performanca e francezit te Barcelona asnjëherë nuk i justifikoi paratë e shpenzuara për të, e asnjëherë nuk i arriti pritshmëritë e tifozëve.
Në Madrid, shpresojnë se ai do të kthehet në version e tij më të mirë, pikërisht në atë version që ai e la klubin disa sezone më parë. /abcnews.al/
? ¡?????????? ? ????! pic.twitter.com/NJpbgYie6i
— Atlético de Madrid (@Atleti) September 8, 2021