Pak ditë më parë Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.
Jonida solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi.
Çifti ende nuk kanë zbuluar portretin e vogëlushes dhe duket se janë duke shijuar në privatësi këtë moment që u ka ndryshuar jetën.
Ndërkohë, së fundmi, Jonida bashkë me vogëlushen kanë shkuar te gjyshja dhe ambienti që kanë gjetur kanë qenë vërtet i ëmbël.
Mamaja e Jonidës e ka pritur atë me tullumbace dhe zbukurime, duke i uruar mirëseardhjen mbesës.
“Ja si na pret gjyshja”, ka shkruar Jonida krahas një fotoje të publikuar në Instagram.
/abcnews.al