Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miratohet struktura e re e Kuvendit/ Rregullorja ndryshon me 79 vota pro, opozita braktis seancën

schedule13:47 - 16 Shtator, 2025

schedule 13:47 - 16 Shtator, 2025

Ndryshimi i numrit të komisineve parlamentare tashmë është vulosur edhe në Parlament.

Për këtë u ngritën 79 kartonë të maxhorancës, ndërsa ulëset e opozitarëve u lanë bosh para se gongu i votimit të binte.

Megjithatë gjatë kësaj seance të dytë të ketij sesioni, opozitaret ndryshuan strategji.

Nuk tentuan të bllokojnë foltoren por në grup reaguan kundër ndryshimit të Rregullores në mënyrë të përshpejtuar, pa diskutim mes palëve.

Por socialistët thonë se nuk kanë kohë.

Ndryshimi i komisioneve u kundërshtua prej opozitarëve edhe për faktin e ndryshimit të kryesimit të Komisionit përgjegjës të Integrimit, që deri me tani drejtohej prej Jorida Tabakut por maxhoranca vuri aty ish-ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

Komisioni për  Punët e Jashtme dhe Integrimin në këtë legjislaturë merr tjetër peshë pasi do të diskutojë dhe mbikqyrë të gjithë bisedimet e anëtaresimin e vendit në BE, ndërsa grupkapitujt pritet të celen të gjitha brenda këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!