Miratohet ligji për ndalimin e pijeve energjike

schedule17:56 - 25 Tetor, 2018

schedule 17:56 - 25 Tetor, 2018

Një tjetër ligj me rëndësi që u miratua seancën e sotme në Kuvend ishte edhe ai për ndalimin e pijeve energjike për personat nen 18-vjeç. Projektligji, që parashikon edhe kufizimin e marketingut për këto produkte, u miratua me 75 votat e deputetëve të mazhorancës. Deputeti Erjon Braçe që është edhe nismëtari i ligjit, renditi rreziqet që shkaktojnë të fëmijët konsumimi i këtyre pijeve. Në projektiligj është parashikuar gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve.

Pas miratimit të këtij ligji kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale paralajmëroi se beteja e rradhës është kundër tregëtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!