TIRANË- Miratohen ndryshimet në qeveri. Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e kësaj të enjteje dekretet e kreut të Shtetit, Bajram Begaj, për emërimin e ministrave të rinj.
Presidenti Begaj dekretoi të mërkurën shtatë ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama.
Dekretet për lirim nga detyra:
Belinda Balluku – 85 vota pro / 0 kunder/ 0 abstenim
Elisa Spiropali – 83 pro dhe 2 kundër. Dy votat kundër të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit
Pirro Vengu – 81 vota pro 0 kundër 0 abstenim
Besfort Lamallari – 83 vota pro
Toni Gogu – 82 vota pro

Dekretet për emërimet në qeveri:
Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër
Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme
Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë
Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin/abcnews.al


