Analisti Martin Leka thotë se miratimi i IBAR, për negociatat e Shqipërisë në BE, është një sukses i madh për vendin.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit.
Leka shtoi se opozita duhet të reflektojë dhe të përshëndesë arritjet e vendit në procesin e integrimit.
“Ka shumë detyra, por bëhet hapi i parë i fillimit të mbylljes së negociatave. Përveç suksesit që duhet ta kenë të gjithë, qeveria në radhë të parë, duhet të jetë sukses i shqiptarëve. Qeveria duhet të informojë për detyrat që ka ajo dhe për detyrat që kanë shqiptarët. Është detyrë e çdo njeriu të bëjë detyrat e veta. Kjo tregon që jemi në rrugën e duhur. Fakti që po zhvillohet konferenca ndërqeveriate me BE, për opozitën është tregues, që duhet ta vërë opozitën, në pozita pune për të qenë sa më realiste, për të ngritur imazhin e saj. Kuotat e opozitës tek elektorati shqiptar janë skandaloze. Opozita është në rrugën e duhur, nëse përshëndet këtë që ndodh me BE dhe të reflektojë. Mos të krijojë përshtypjen se nuk e do Shqipërinë në BE. Jo se nuk e do Shqipërinë në BE, por nuk do suksesin e qeverisë”, theksoi ai./abcnews.al


