Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mira Lulani e Artur Dauti, fitues të konkursit të ilustrimit të librit: Të rriten investimet në këtë fushë

schedule17:16 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 17:16 - 11 Dhjetor, 2020

Leontina Nika

Qendra Kombëtare e Librit organizoi një konkurs për ilustrimin e librit për fëmijë, pjesëmarrja ishte e ulet në edicionin e parë, mes kater kandidatëve u shpallen  fitues Mira Lulanin dhe Artur Dauti, të cilët kërkojnë një investim më të madh nga botuesit në paraqitjen estetike të librit

“Është vërtet shumë shumë i rëndësishëm ilustrimi për një libër. Kopertina është takimi i parë me librin.” 

Tradita e ilustrimit të librave, është e hershme. Në botë janë marr piktorët më në zë, si  Shagal, apo Picaso thekson Gezim Tafa.

“Fusha e ilustrimeve nuk janë vetëm emrat e parëndësishëm të atyre që merren me artin. Unë do të klasifikoj apo përmend disa emra të rëndësishëm si

Por ,as Shqipëria nuk ka qenë mbrapa, pasi mjafton të kujtojmë “Tregimet e Mocme Shqiptare” ilustruar nga piktori Gazmend Leka apo Ilustrimet e piktorit Agim Faja, si dhe  shumë artistëve të tjerë.

“Salvador Dali, Picaso etj, që krahas kryeveprave të tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në dimensionin e kryeveprave në ilustrime.”

Qëllimi kryesor i këtij konkursi i cili mendohet të kthehet në traditë , është  nxitja e brezit të ri të artistëve për këtë gjini të pikturës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!