Anila Konomi është stilistja dhe kostumografja e njohur, që ka një karrierë shumë gjatë mbi shpatulla. Ajo ka zgjedhur që këtë karrierë ta rrëfejë në emisionin “Pas Mesnate”, duke ndarë detaje nga pasioni i saj më i madh, që është moda.
Anila ka zbuluar se ka pasur frymëzim, bashkëshorten e Bujar Lakos, Mira Lakon, pasi ajo kishte një stil të veçantë, që përpara shumë vitesh.
Sakaq, ajo tregoi se me modën u njoh nga një trajnimi që e dërgoi Ministria e Kulturës më shumë se 20 vite më parë, kur preku nga afër atelitë në Romë, Bari dhe Milano.
“Kam pasur gruan e Bujar Lakos frymëzim, Mira Lakon. Unë gjithmonë e ndiqja, e kam pasur si muzë timen, si një grua që e shikoja dhe frymëzohesha prej saj. Atë e ndiqja në çdo gjë, isha aq e vogël, sa mendoj se e ndiqja dhe te xhiroja e viteve ’80. ‘E kam përndjekur’ në një farë menyre.
Kam pasur fatin të njihem me modën, kur Ministria e Kulturës më çoi në Romë, në Bari dhe në Milano. Dikush mund të dali jashtë, për qejf, për të parë, unë dola jashtë për të prekur ëndrrën time. Ishte shumë herët, viti 2000-2001. Ne atë kohë ka qenë me viza. Ishin shumë larg, një hendek shumë i madh”.
Më tej, Anila theksoi që shija për modën është e lindur, intuitive, pra nuk ka të bëjë me ato ç’ka ti posedon apo me familjen nga e cila ti vjen.
“Thuhet që shija imponohet, por absolutisht jo, shija lind. Nuk ka të bëjë absolutisht me inteligjencën, pasi mund të jesh shumë inteligjente në anën profesionale, por nuk ke shije, nuk ke gusto. Guston mund ta ketë dhe një njëri që vjen nga një familje që nuk ka pasur fare traditë me veshjen. Është e lindur kjo shqisë, pra e ke intuitive. Ne themi gjithmonë atë shprehjen ‘ne jemi ajo që ham’, por në fushën e modës është akoma më bukur, ‘ne jemi çfarë veshim’. Nëse ti vishesh bukur, ti fillon dhe mendon ndryshe. Pra, moda të ndryshon mënyrën e të përceptuarit”./abcnews.al