Miqtë kujtojnë Ali Osekun me lot në sy/ Leka: Unë u zgjova, ai jo më…;Hamza: U bashkua me gruan, dashurinë e përjetshme

schedule09:48 - 4 Prill, 2024

schedule 09:48 - 4 Prill, 2024

Të prekur dhe me lot në sy, e kujtojnë miqtë piktorin e madh, Ali Oseku, i cili u nda nga jeta këtë fillim prilli.

I ftuar në “Pas Mesnate”, piktori Gazmend Leka me plot emocione ka treguar momentin kur i thanë lajmin e trishtë dhe është kthyer pas në kohë në njohjen e tyre.

“E mora vesh mbrëmë shumë vonë. Është shumë e çuditshme sepse kur unë marrë lajme të tilla, unë nuk jam as në qiell, as në tokë…  është shumë e çuditshme, sepse kam bërë një gjumë vdekje dhe kur jam zgjuar në mëngjes, thash: ‘Unë u zgjova’. E bëm të dy gjumin njësoj, por unë zgjova dhe ai nuk ka për t’u zgjuar më. Në një moment kur ti ke bërë gjithë atë udhëtim, ai e zbeh për pak kohë dhe nuk kthehet më, edhe ti e konsideron tradhtar se mendon se ai të ka tradhtuar se të ka lënë në mes bisedat, planet dhe ti sigurisht mësohet, ambientohesh… kjo është gjëja më e natyrshme. Unë gjithnjë e kam thënë që më duket si një gabim i madh vdekja, një gabim shumë i rëndë. Edhe sot në mëngjes kur u zgjova, ai nuk është më fizikisht.

Unë fillimisht nuk janë njohur me Aliun, jam njohur me legjendën e Aliut, me thashethemet për Aliun, për atë Aliun që ishte rebel, që ishte i drejtpërdrejtë dhe që nuk ta mbante fjalën kur i vinte për të thënë”.

Ndërsa, piktorja Najada Hamza, zbulon se Oseku jetoi nën efektin e gruas së tij, Luçit gjatë gjithë jetës së tij deri në momentin kur vdiq me shpresën se do të takoheshin sërish bashkë.

“Është kohë shumë e shkurtër, megjithëse përgatitja ime ka qene shumë e gjatë për këtë ditë që nuk do të ishte më. Ka nisur ditën kur gruaja e tij, dashuria e jetës, Luça ndërroi jetë. Sëmundjen e së cilës ai nuk e besoi asnjë ditë dhe u desh të pranonte humbjen e saj ditën që ajo ndërroi jetë, pa e besuar që do të përballej ende me humbjen e realitetit të dashurisë. Atë ditë e ndjeva, besova që Aliu nuk do ta linte gjatë vetëm Luçën, Luça për të ishte dashuria e jetës, thelbi i jetës, familja, arti, frymëzimi dhe gjithmonë tregonte një histori në të cilën thoshte: ‘Najada, kur dola nga burgu, nuk dija nëse do të gjeja një njeri që do më merrte mua, kush më donte mua’. Luça pati një fat të përafërt me Aliun, si të gjithë ata që u internuan, u persekutuan. Një vajzë së cilës iu prenë ëndrrat në mes në Fakultetin e Shkencave ku studionte për matematikë. Edhe të dy bashkë, duke jetuar atë andikapin e kohës, u gjetën dhe u deshën fortë dhe ditën kur janë takuar, Aliu më thoshte që mora një biçikletë borxh, mblodha disa lule rruge borxh, i shkrova dy rreshta dhe i thash do t’ia kalojmë jetën bashkë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!