“Miqtë” e Taçit hedhin poshtë akuzat e anti-mafias

schedule17:54 - 20 Nëntor, 2021

schedule 17:54 - 20 Nëntor, 2021

Sipërmarrësi 90-vjeçar Francesco Zummo nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë prej pyetjeve të prokurorit Alfredo Motalto, në lidhje me skemën e pastrimit të rreth 19 milionë eurove të transferuara në një bankë shqiptare, ku është i përfshirë edhe biznesmeni Rezart Taçi.

Ai ka zgjedhur heshtjen duke lënë gjithçka në duart e avokatëve të tij mbrojtës. Ndryshe ka qenë sjellja e ekonomistit Fabio Petruzzella, personi i kontaktit të Rezart Taçit, i cili përballë prokurorëve i ka konsideruar akuzat ndaj tij si “thashetheme”, dhe të pabazuara në fakte.

Gjatë marrjes në pyetje, kontabilisti e ka cilësuar punën e tij në transfertën e parave, si të ligjshme. Ai vuri në dukje faktin se lëvizja e parave kishte ndodhur në kohën kur pasuritë e Zummo-s ishin liruar nga masat parandaluese e autoriteteve italiane.

Nën akuzën e organizatës kriminale dhe pastrimit të parave, në Shqipëri është arrestuar kunati dhe ish-truproja i Rezart Taçit, kurse ky i fundit, vijon të jenë në kërkim ndërkombëtarë nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-biznesmeni shqiptar i naftës akuzohet për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal. Ai dyshohet se nëpërmjet njohjeve të tij, kishte marrë përsipër pastrimin e parave të mafias Cosa Nostra. Për ABC, Taçi i hodhi poshtë këto akuza dhe se shumë shpejt do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!