Ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila, ka marrë përsipër organizimin e një ndeshje “All Star”, ku do të marrin pjesë disa nga yjet e futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Biletat që do të shiten në këtë takim, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Sot, Lila ka poshtuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një njoftim për biletat, duke treguar edhe çmimin e tyre. Në tribunat N, S dhe V, një biletë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë.
Biletat janë nxjerrë në shitje në tre pika: Në dyqanin zyrtar të FSHF-së, Rruga e Elbasanit, në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në dyqanin Joma, ETC./abcnews.al
View this post on Instagram
“All Stars Game” ???????? Tag shoket/shoqet qe do ju shoqerojne ne stadium ?