FORMACIONET ZYRTARE
Partizani luan sot ndaj Romës një miqësore luksi, në të cilën të kuqtë do të maten me një nga ekipet më me emër në Itali dhe në futbollin europian.
Një sfidë në “Air Albania” që përkon në fakt me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës së të kuqve, të cilët vetëm 48 orë më parë ishin në fushën e lojës në Letoni ndaj Valmieras. Për këtë arsye, trajneri Zekiç, ka vendosur të aktivizojë sot nga minuta e parë më shumë lojtarë të stolit, për të mos mbingarkuar titullarët, të cilëve do u japë hapësira në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Murinjo po konsolidon formacionin e ekipit të tij për startin e kampionatit, ndaj nuk ka kursyer titullarët për këtë ndeshje në “Air Albania”.
PARTIZANI: Hoxcha, baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj, Bilali, Maget, Kote, Grezda, Keko, Bintsuka
ROMA: Rui Patricio, Kristensen, Mançini, Smalling, Jorente, Spinacola, Auar, Pagano, Bove, Beloti, El Sharaui.