Kanë përfunduar ndeshjet miqësore të ditës së sotme. Kastrioti dhe Vllaznia u ndeshën mes tyre në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, takim që u fitua 0-1 nga skuadra shkodrane.
Mbrojtësi i ekipit krutan, Edy Boyom realizoi një autogol në minutën e tetë, duke i dhuruar fitoren kuqebluve të Brdaric. Skënderbeu kishte programuar të përballej me Turbinën, por Kategoria e Parë nis të shtunën dhe kjo sfidë është anuluar si pasojë e impenjimit të ekipit cërrikas në fundjavë.
Miqësoret e sotme
Kastrioti-Vllaznia 0-1
(Boyom 8’ (aut))
Pogradeci-Devolli 1-0
(Dervishaj)
Turbina-Skënderbeu (u anulua)
Egnatia-Oriku 1-0
Tjetër fitore për Egnatian, që mposhti 1-0 Orikun në fushën e ekipit vlonjat. Skuadra e Gugash Maganit, që e nis sezonin e ri të Kategorisë së Parë kundër Elbasanit jashtë fushe, ka kryer një merkato cilësore, po kalon një formë të mirë dhe është një nga kandidatët më të fortë për t’u ngjitur në Superiore.
Fitore edhe për ekipin tjetër të Kategorisë së Parë, Pogradecin. Liqenorët luajtën kundër Devollit dhe ia dolën të sigurojnë një fitore minimale 1-0. Goli për Pogradecin u shënua nga 19-vjeçari Dervishaj. /abcnews.al