Ditë miqësoresh edhe sot. Vllaznia do të zhvillojë të parën, në Fushë-Krujë prej orës 17:00. Trajneri Thomas Brdaric do të ketë mundësin të shohë për herë të parë skuadrën e tij në aksion.
Nga ana tjetër krutanët kanë zhvilluar edhe të tjera miqësore dhe kanë në plan edhe një tjetër me Apoloninë në fundjavë. Fierakët do të luajnë edhe sot, miqësoren e katërt. Më parë janë mundur dy herë nga Laçi dhe në një ndeshje nga Bylisi.
Sërish fierakët luajnë kundër ballshiotëve dhe këtë herë ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muçaj” qytetit të Ballshit. Miqësorja nis prej orës 17:00. /abcnews.al

