Superiorja ende nuk ka nisur, por ndeshjet vijojnë të zhvillohen. Sigurisht bëhet fjalë për miqësore dhe janë nëntë ekipe që nesër do të zbresin në fushë. Vetëm Tirana nuk ka konfirmuar një miqësore, kjo edhe për shkak se nuk mund të rrezikojë para ndeshjes së Europës kundër Young Boys me 1 tetor.
Ekipet e tjera do të luajë, shumica prej orës 16:00. Tre sfida janë mes ekipeve të elitës, teksa bien në sy Kukësi-Vllaznia dhe Teuta-Bylisi. Në Durrës Skënderbeu përballet me Apoloninë, kurse skuadra si Laçi, Kastrioti dhe Partizani kanë zgjedhur të luajnë me ekipe të Kategorisë së Parë.
Kurbinasit ndeshen me Burrelin, që sivjet ka bërë afrime cilësore dhe do tentojë Superioren. Kastrioti ka programuar miqësore me Egnatian, kurse Partizani do të përballet për të dytën herë me Korabin. /abcnews.al