Tension dhe konfuzion për Kastrioti-Turbina, rinis ndeshja

schedule17:58 - 16 Shtator, 2020

schedule 17:58 - 16 Shtator, 2020

Turbina-Kastrioti është një nga katër ndeshjet miqësore të skuadrave shqiptare të programuara për ditën e sotme. Sfida e luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës për pak desh u mbyll para kohe.

Shkaku? Një moment tensioni mes futbollistëve. Gjithsesi palët janë qetësuar dhe ndeshja ka nisur, edhe pse në rrjetet sociale klubi i Turbinës njoftoi për ndaljen e takimit.

Sa i takon rezultatit, Albi Koldashi në minutën e dhjetë dhe Renato Spahiu në në 27-tën, i dhuruan avantazhin e dyfishtë ekipit të Kategorisë së Parë. / abcnews.al

 

Postimi i klubit të Turbinës