Miqësore Superioreje, Tirana zgjedh rivalin e radhës

schedule11:37 - 20 Tetor, 2020

schedule 11:37 - 20 Tetor, 2020

Tirana nuk u ndahet miqësoreve. Kampionët e vendit do të luajnë nesër edhe një tjetër, pas triumfit që morën në fundjavë kundër Besës së Kavajës.

Sërish do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, prej orës 16:00. Kundërshtari do të jetë Kastrioti, ekip që do të garojë sivjet në Kategorinë Superiore.

Për shkak të situatës në vend prej Koronavirusit, ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura. Kjo bëhet për të shmangur grumbullimet, ndërkohë që tifozët do të kenë mundësi ta ndjekin miqësoren drejtpërdrejt në RTSH Sport. /abcnews.al