Janë luajtur katër sfida miqësore mes ekipeve shqiptare në orën 16:00. Teuta është mposhtur me rezultatin 1-2 nga ekipi i Bylisit. Ujka me penallti dhe Murataj zhvlerësuan golin e Asion Dajës në minutën e 58-të.
Partizani dhe Korabi janë ndarë në barazim 1-1. Solomon shënoi për Demat e Kuq në fillim të pjesës së dytë, ndërsa për ekipin dibran, shënoi si gjithmonë sulmuesi Skuka.
Në Durrës, u luajt dhe takimi mes Skënderbeut dhe Apolonisë, me Ujqërit e Dëborës që kanë triumfuar me rezultatin minimal, 1-0.
Kastrioti nuk e ka pasur aspak të vështirë të fitojë ndaj Erzenit, duke triumfuar 3-1. Ajazi, Bardhi dhe Maraes shënuan për krutanët, ndërsa Xhekson shënoi golin e nderit për miqtë./abcnews.al
Teuta – Bylisi 1-2
Asion Daja 58’ / Ujka 35’ (penallti), Murataj
Partizani-Korabi 1-1
Solomon 47’/ Skuka 36′
Kastrioti-Egnatia 3-1
Ajazi 26′, Bardhi 55′, Moraes 72’/ Kenio Xhekson 88’
Skënderbeu – Apolonia 1-0