Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Minxhozi: Treni i Blinken do të qendronte më gjatë te ‘drejtësia’ sesa te Rama. Zheji: SHBA nuk godasin asnjëherë kryeministrat në pushtet

schedule21:03 - 20 Shkurt, 2024

schedule 21:03 - 20 Shkurt, 2024

Analistat, Skënder Minxhozi dhe Artur Zheji kanë komentuar në “Real Story” takimet e sekretarit amerikan të shtetit, Blinken me drejtues të drejtësisë.

Minxhozi ka thënë se treni i Blinken do të qendronte më gjatë te ‘drejtësia’ sesa te kryeministri Edi Rama. Ndërsa, Zheji u shpreh se SHBA nuk godasin asnjëherë kryeministrat në pushtet.

Minxhozi:Ne e dinim që vizita e Blinken do të ishte me dy stacione, Dumani dhe Rama, madje në stacionin e Dumanit, treni do të qendronte më gjatë se tek ai i Ramës. Flitej për një drekë pune 8 a 8. Por e gjithë vizita, por dhe ajo pjesë e vizitës që prek drejtësinë mori një formë më përfshirëse dhe më formale, por dhe më të shkurtër. Menjëherë pasi mbaruan takimet Rama dhe Blinken te Piraminda, në këtë kohë u bënë takimet, dhe menjëherë sekretari i shtetit ka marrë rrugën drejt kryeministrisë. Pra, unë mendoj që nuk di të ketë një aleancë të Bashës me SPAK-un? Unë do thoja një gjë SPAK nga kjo kast politike është vështirë të gjejë aleatë. Nuk e ka armike këtë kast politike, por e ka me një pikëpyetje mbi kohë. Edhe zoti Basha nuk bën pjesë te ajo listë totalisht e imunizuar nga çdo risk që mund  t’i vijë nga hetimet e SPAK-ut”.

Zheji: “Unë mendoj që Argita dhe Shkëlzen Berisha janë padiskutim vazhdimësia e doktor Berishës dhe janë ata që do të jenë mbështetësit frymëzuesit në PD. Mendoj që SPAK dhe Blinken, SHBA nuk godasin asnjëherë drejtpërdrejt kryeministrat që janë në pushtet, ata i bojkotojnë në qoftë se nuk duan të kenë punë me ta. Nga ana tjetër, ajo që Blinken bëri me SPAK është një OK. Ka dhe një problem, që në qoftë se nuk do të ishte SPAK me këtë opozitë që është tani, unë dhe njerëzit nuk mund të durojmë dot politikanët nëpër udhëtimet e tyre me çantat Hermes, 20 mijë euro, të cilët nuk e justifikojnë me punë pasurinë e tyre, por me post. Njerëzit shohin, dëgjojnë dhe kërkojnë një lloj shpagimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!