Minxhozi: Elita politike është totalisht e konsumuar. Zheji tregon pse Ilir Meta u largua nga Fatos Nano

schedule20:50 - 30 Prill, 2024

schedule 20:50 - 30 Prill, 2024

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se elita politike është totalisht e konsumuar. Ai ka theksuar se njerëzit po largohen nga procesi politik, si pasojë thirrja më e madhe që partitë i bëjnë votuesve është që t’i afrohen procesit politik.

Ndërsa, analisti Artur Zheji ka thënë se shqiptarët janë popull ambicioz dhe duam që të jemi gjithmonë në pushtet. Ai ka marrë dhe shembullin e Ilir Metës, i cili sipas tij, u largua nga qeveria e Fatos Nanos, pasi kishte në sirtar ëndrrën e të qënurit sërish kryeministër.

Zheji:“Ilir Meta u largua nga Fatos Nano sepse ishte i pakorruptuar Ilir Meta dhe u largua. U nda sepse kishte në sirtar ëndrrën e kryeministrit që kishte shijuar disa vite më parë. Korrupsionin e vendos gjykata, jo unë. Unë po ta jap si argument për të vërtetuar që këta shqiptarë që janë në pushtet sot dhe ministre dhe ministra si të pafajshëm, me një buzëqeshje të shtirur fëminore dhe ‘happy’ gjithë kohën në sirtar kanë një ëndërr, sepse shqiptarët e kanë shumë të vështirë. Ne jemi popull ambicioz, shiko në Japoni, në Gjermani sa dysha ka.

Copëtimi dramatik i opozitës dhe me të gjithë këta të burgosur që po bën SPAK-u…”

Minxhozi: “Shkërrmoqja e shumicës nuk prodhon zmadhimin e pakicës. Do duhet, por shkërrmoqja e shumicës haptazi nuk po e prodhon shtimin e pakicës dhe po i lë raportet sërish në të njëtat shifra, sepse shtohet partia e të pakënaqurve. Ajo që shpesh unë e quaj partia e atyre që shkojnë në plazh ditën e zgjedhjeve. Raporti i dyanëve mbetet i pandryshuar. Ky është problemi. Do duhet të paktën një porcion që sot humbet Rama për shkak të konsumit dhe të historive me korrupsion. Ta merrte e djathta, por kur e djathta nuk e merr dhe ti shikon që si tek rrugica dhe si te bashkia ngelen 200 veta… përtej të djathtës dhe të majtës, unë e shoh këtë si një refuzim të qytetarëve për të marrë pjesë në procesin politik sepse elita politike është totalisht e konsumuar. Këtu njerëzit po largohen nga procesi politik, thirrja më e madhe që partitë i bëjnë votuesve është që t’i afrohen procesit politik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!