TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi thotë se kreu i Foltores, Sali Berisha do ta kontestonte rezultatin edhe nëse do kryhej manualisht. Ai shtoi se tani ish-kryetari i PD-së, ka dy rrugë: ose të pranojë humbjen ose kontestimin e rezultatit.
“Jam i bindur se edhe po të ishte numërim manual, pra nuk është tek nuk është teknologjia thelbi i kontestimit të Berishës, por thelbi i kontestimi është rezultati. Edhe manual po të ishte, do thoshte se është trukuar, sepse është thellësia e rezultateve elektronike, e cila kondicioni linjën taktike të Berishës nga ky moment dhe deri sa të mbarojë numërimi. Kjo e s’kushtëzon, sepse i mbyll hapësirën. Ai ka tani vetëm një hapësirë, pranimi i humbjes ose kontestimi i saj. Po të jetë Shqipëria në këtë logjikë, nuk ka çfarë thotë”, tha Minxhozi.
Analisti Edvin Kulluri tha se që nga viti 2013, Berisha numëron gjashtë procese zgjedhore që del humbës.
“Ai është procesi i gjashtë zgjedhor që nga viti 2013, që humbet. Çfarë do kontestojë? U bë rrugë”, u shpreh Kulluri./n.m.abcnews.al