I transferuar me parametra zero nga “gjigandët” hollandezë të Ajax, anësori maroken i mbrojtjes, Noussair Mazraoui nuk mundi të sigurojë dot një vend në formacionin titullar të “bavarezëve” të Bayern Munich, në sezonin e tij të parë me kampionët gjermanë.
Sipas mediave spanjolle, mosaktivizimi i marokenit në shumë sfida të këtij sezonit, duket e ka lënë të pakënaqur këtë të fundit, i cili kërkon të largohet nga “Allianz Arena”, me “katalanasit” e Barcelona të cilët prej kohësh janë në “ndjekje” të tij.
Mirëpo, gjendja ekonomike e Barça-s dihet prej kohësh dhe i duhen më shumë të ardhura seç ka për të transferuar përfundimisht marokenin e për këtë arsye “blaugranat” pritet ta sjellin atë në “Camp Nou” në formën e huazimit.
Ndërkaq, tepër i pakënaqur me aktivizimin këtë sezon, Mazraoui ka bërë të ditur se do të bëjë gjithçka për të lehtësuar këtë lëvizje në merkaton e verës, pasi dëshira e tij është të veshë fanellën e kampionëve të Spanjës. /i.m /abcnews.al