Ceremonia te varrezat u ushtarëve grekë në Këlcyrë, policia ngre postblloqe

schedule09:04 - 28 Tetor, 2020

schedule 09:04 - 28 Tetor, 2020

Në kuadrin e festimeve për Festën Kombëtare të Greqisë, në Varrezat Ushtarake të Këlcyrës organizohen sot ceremoni përkujtimore për nder të ushtarakëve grekë të rënë në luftën italo-greke (1940-1941).

Ndërkohë, gazetari Orgest Sako bën të ditur për abcnews.al se policia ka ngritur postblloqe te ura e Leklit.

Postblloqet janë ngritur me qëllim për të parandaluar incidente të mundshme që mund të krijohen gjatë ceremonisë së organizuar, e cila njihet edhe si “Jo”-ja greke.

Kujtojmë se 573 skelete që mendohet se janë të ushtarëve grekë, të zbuluar në fushën e Sajmolës në Dragot, u varrosën në tetor të vitit 2018 në një ceremoni në Manastirin e Këlcyrës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!