Ministrja shqiptare bëhet nënë për herë të tretë, zbulohet gjinia dhe emri i bebit

schedule12:25 - 1 Korrik, 2021

schedule 12:25 - 1 Korrik, 2021

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, është bërë sot nënë për herë të tretë. Ajo ka sjell në jetë një vajzë, pas një lindje me prerje cezariane.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i një klinike në Prishtinë, Jakup Ismajli.

“Albulena ka lindur sot rreth orës 08:39. Operimi ka shkuar mirë. Ka sjell në jetë një vajzë nga shtatzënia e tretë. Foshnja lindur tri kilogramë e 200 gram”, ka thënë Ismajli për Telegrafin.

Ministrja dhe bashkëshorti i saj, Alban Ismajli, kanë vendosur që vajzën e tyre të parë ta pagëzojnë me emrin Andrra. Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve më të mëdhenj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!