Ministrja për Integrim Evropian në Serbi, Jadranka Joksimovic, deklaroi se Serbia nuk do të kushtëzohet nga njohja e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në një reagim ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçic, dy ditë më parë, ajo tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më tej ajo theksoi se Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin europian dhe pa e njohur Kosovën. Joksimovic pranoi se do të ketë kompromise por me kusht që Prishtina të formojë asocacionin e komunave serbe në veri.
Në një deklaratë për mediat vendase ajo shtoi se përmbajtja e marrëveshjes do të përcaktohet nga rezultatet e dialogut ndërmjet dy vendeve. Presidenti serb, gjatë vizitës në Bruksel, theksoi se Serbisë i është kërkuar një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Edhe pse jo në mënyrë të drejtoërdrejtë ai la të kuptohet se njohja e Kosovës mbetet kusht për Serbinë në synimin e vendit për të qenë pjesë e Bashkimit Europian./abcnews.al