Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk u paraqit në komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik për shkak të axhendës. Por debati vazhdoi mes anëtarëve të PS me kryetaren, Albana Vokshi. Këta të fundit akuzuan kryetaren për përdorim të komisionit si selia e PD-së. Mazhoranca braktisi komisionin me argumentin se nuk iu dha fjala.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro , nuk u paraqit ne komisionin degjimor per edukimin dhe mjetet e informimit publik, ku do të pyetej për shkatërrimin e monementeve te kulturës nga shkaqet natyrore dhe Teatrin Kombëtar .
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, tha se në momentet e fundit jemi njoftuar se nuk do jetë e pranishme, për shkak të axhendës, që ministrja kishte në kryeministri. Nga ana tjetër, opozita nuk pranoi që të diskutonte me tre nëpunësit e Ministrisë së Kulturës, me pretendimin se nuk mund të jepnin sqarime, pasi çështja është edhe politike.
Më pas fjalen e mori Luçiano Boçi,
Anëtarët e PS kundërshtuan. Ata kërkuan fjalën, por nuk ju dha nga kryetarja Vokshi, me pretendimin se Boçi po flet për procedurë.
Debati vazhdoi mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, Fidel Ylli i PS, akuzoi kryetaren Vokshi për përdorim të komisionit, sikur të jetë në seline e PD-së.
Pas debatit, anëtarët e Partisë Socialiste vendosën që të largohen nga seanca.
Jashte seancës, anëtarët e PS thanë se është e paprecedentë që t’iu mungohet fjala.
Dy çështjet e parashikuara në këtë seancë pritet të diskutohen në ditët në vijim./abcnews.al