Ministrja Gjonaj inspekton burgun e Zaharisë në Krujë

schedule14:49 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 14:49 - 2 Dhjetor, 2017

Ministrja Gjonaj dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve, inspektuan burgun e Zaharisë në Krujë. Gjonaj tha se siguria në këtë burg është në nivelin më të lartë dhe për të përballuar situatën nga reshjet. “Forcat e policisë në burgje janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për përballimin e situatës nga reshjet. Ka një bashkëpunim të ngushtë me shtabin e emergjencës të ngritur në ministri, prefektin e Durrësit dhe Bashkinë Krujë, për perballimin e çdo emergjece të mundshme”- u shpreh ministrja

Sipas saj burgu i Zaharisë është në vëmendjen  e dikasterit që ajo drejton për shkak të specifikës së veçantë me të dënuar me probleme shëndetësore dhe çrregullime të shëndetit mendor.

“Burgu i Zaharisë është furnizuar me të gjithë medikamentet e nevojshme mjekësore dhe stafi mjekësor është në punë 24/24 . Jemi në gatishmëri të plotë dhe për burgjet në të gjithë vendin dhe konfirmojmë se situata është nën kontroll”- theksoi ministja.

Inspektime ka patur gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë se përgjithshme të burgjeve në burgun e Fierit dhe të Durrësit./abcnews.al