Ministrja e Shëndetësisë urdhëron aktivizimin e planit të gadishmërisë shëndetësore

schedule16:45 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 16:45 - 1 Dhjetor, 2017

Edhe strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë janë në dispozicion të kësaj situate. Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan sot pranë Qendrës Spitalore Universitare, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Një 53 vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë. Aktualisht zonja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së. Një tjetër mision shpëtimi u krye në Zallbastar te Tiranes, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka urdhëruar aktivizimin e planit të gadishmërisë shëndetësore si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq.
Të gjitha strukturat shëndetësore kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke siguruar shtim të kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për çdo fluks potencial emergjence, sigurimin e energjisë, ujit dhe ngrohjes së spitaleve./abcnews.al