Ministrja e re e Arsimit në Britani u drejton gishtin e mesit protestuesve: Qesh mirë kush qesh i fundit

schedule14:45 - 10 Korrik, 2022

schedule 14:45 - 10 Korrik, 2022

Trazirat politike në Angli nuk kanë fund dhe pasi kryeministri Boris Johnson lajmëroi dorëheqjen, të tjera incidente politike kanë shoqëruar vendin.

Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street, pak para dorëheqjes Boris Johnson.

Duke shpjeguar veprimet e saj, ajo tha se një grup jashtë portave “po fyente deputetët… siç është fatkeqësisht shumë e zakonshme”.

Sipas ministres, ajo duhet të ishte treguar më gjakftohtë, por u justifikua duke thënë se edhe ajo “është njeri”.

Jenkyns tha se kishte shkuar në Doëning Street për të parë fjalimin e dorëheqjes së kryeministrit të enjten pasdite.

Turmat që festonin largimin e tij të afërt u mblodhën më pas në zonë. Jenkyns u dëgjua gjithashtu duke bërtitur ndërsa ajo u largua nga Doëning Street pas fjalimit të Johnson.

Në videot e regjistruara të largimit të saj, ajo i tha turmës: “Qesh mirë kush qesh i fundit. Prisni dhe shikoni.”

Në një deklaratë në Twitter, Jenkyns tha se gjatë viteve, ishte ndjerë mjaft e abuzuar nga njerëzit që ishin atje.

“Kam pasur edhe shtatë kërcënime me vdekje në katër vitet e fundit. Dy prej të cilave kanë qenë në javët e fundit dhe aktualisht janë duke u hetuar nga policia. Unë u përgjigja dhe u mbrojta. Pse dikush duhet të durojë këtë lloj trajtimi”, shkroi ajo në Twitter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!