Ministrja e Jashtme e Belgjikës rezulton pozitive me koronavirus

schedule18:21 - 8 Shtator, 2023

schedule 18:21 - 8 Shtator, 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lakhbib, është diagnostikuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se tashmë ndodhet në karantinë.

Sakaq, ministrja bën thirrje të gjithëve të kujdesen për veten dhe të mbrojnë të afërmit e tyre.

“Kam rezultuar pozitiv në testin për Covid, jam duke u izoluar si masë paraprake. Duhet të jemi vigjilentë ndaj një virusi që vazhdon të qarkullojë. Kujdesuni për veten, të dashurit tuaj dhe mbi të gjitha mendoni për të pambrojturit”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!