Ministrja e Arsimit pezullon nga detyra rektorin e UT, Mynyr Koni

schedule15:46 - 13 Prill, 2019

schedule 15:46 - 13 Prill, 2019

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka pezulluar nga detyra Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni pasi sipas saj ka penguar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë.

Ministrja Shahini tha gjithashtu  se do t’i kërkojë Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra të Rektorit Koni të cilit tregoi se do t’i vërë në dispozicion raportet e përgatitura pas inspektimeve të kryera në universitet.

Në Shkurt të vitit 2018 Ministria e Arsimit ka monitoruar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë në Universitetin e Tiranës. Shahini tregoi se janë gjetur një sërë shkeljesh për të cilat janë lënë një sërë detyrash të cilat tha se Rektori Koni nuk i ka zbatuar.

Shahini u shpreh se reforma në universitet do të vijojë dhe për këtë kërkohet bashkëpunim mes të gjithë palëve gjë që sipas Ministres së Arsimit në Universitetin e Tiranës ka qenë i pamundur./abcnews.al