Ministrja bullgare: Mbështes hapjen e negociatave për Shqipërinë

schedule15:26 - 18 Qershor, 2018

schedule 15:26 - 18 Qershor, 2018

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, deklaroi se shpreson që Bashkimi Evropian do të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ajo shtoi se nga 25 deri më 30 Qershor do të jetë një javë kritike, jashtëzakonisht e rëndësishme. Zaharieva bëri apel që shtetet anëtare të mbështesin vendet ballkanike.

Megjithatë, nëse Këshilli Europian vendos se nuk do të ketë këtë vit hapje të negociatave, Zaharieva theksoi se negociatat për Tiranën dhe Shkupin mund të miratohen vetëm pas dy vitesh, më 2020-n, për shkak se vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet në Bashkimin Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!