Ministria spanjolle shokon me deklaratën: Fëmijët kanë të drejtë për marrëdhënie seksuale me kë të duan

schedule09:38 - 28 Shtator, 2022

schedule 09:38 - 28 Shtator, 2022

Një ministre në Spanjë ka sugjeruar në mënyrë tronditëse që fëmijët duhet të kenë lirinë për të pranuar marrëdhënie seksuale gjatë një interviste. Ministrja Irene Montero nga “Podemos” tha se “fëmijët kanë të drejtë për seks për aq kohë sa ata e pranojnë”.

“Fëmijët duhet të kenë të drejtën të kenë marrëdhënie seksuale me kë të duan, për aq kohë sa ata japin pëlqimin”, tha ministrja, ndërsa parlamenti i vendit miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm që fokusohet në pëlqimin seksual së fundmi. Vërejtjet e saj befasuese u bënë në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë debatit mbi ligjin pro-trans dhe abortit më 21 shtator.

Deri më tani, tema e legjitimimit të pedofilisë në nivel politik ka qenë gjithmonë tabu, me përjashtim të partisë pedofile holandeze, e cila më vonë u shpërbë. Por fjalët e Monteros, një anëtare e së majtës, duken si një hap i qartë drejt pedofilisë së mbështetur nga shteti.

Fjalët e sakta të partneres të Pablo Iglesias, themeluesit të “Podemos” ishin si më poshtë: “Të flasësh për edukimin seksual është e drejtë e djemve dhe vajzave, pavarësisht nga familjet e tyre, secili ka të drejtë të njohë trupin e tij, të dijë se si i rrituri nuk mund të prekë trupin e tyre nëse nuk dëshirojnë dhe të dijë se kjo është një formë dhune. Fëmijët kanë të drejtë të dinë se mund të duan ose të kenë marrëdhënie seksuale me këdo që duan, përderisa ato bazohen në pëlqimin, dhe këto janë të drejta që duhen njohur, por ju (duke iu referuar Partisë Popullore dhe ekstremit të djathtë Vox), pranojeni, ju pëlqejnë modelet e tjera të shoqërisë që nuk bazohen në të drejta.” /abcnews.al