Ministria e Shëndetësisë: Përfundon testimi i 5 rasteve të reja për koronavirusin

schedule15:19 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:19 - 28 Shkurt, 2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Sipas ministruisë deri më tani nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!