Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për ushtarakun Artur Meçollarin, pjesë e ekipit negociator në marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë.
Përmes një komunikimi jo zyrtar, Ministria e Mbrojtjes thotë se Meçollari e ka ankimuar largimin nga ushtria në Gjykatë, në kohën, kur dikasterin e drejtonte Mimi Kodheli.
Meçollari ka fituar të drejtën në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Maj të 2015 dhe është rikthyer në Forcat e Armatosura.
Po sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në vitin 2016 dhe 2017, Meçollari ka drejtuar kontigjentin shqiptar të Forcave të Armatosura në Afganistan./abcnews.al