Ministria e Mbrojtjes e Britanisë këtë të enjtje në një deklaratë të fundit është shprehur se ushtria ruse vazhdon të përballet me probleme logjistike gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në përditësimet e fundit inteligjenca britanike bën me dije se forcat ruse po pengoheshin të rifurnizonin trupat e tyre me ushqim dhe karburant për shkak të mungesës së informacionit në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe sfidat në terren.
Forcat ruse kanë hezituar të manovrojnë në të gjithë vendin, tha ministria, por nuk dha detaje shtesë mbi njohuritë e saj për lëvizjet strategjike të Rusisë.
“Mosdëshirimi për të manovruar në të gjithë vendin, mungesa e kontrollit të ajrit dhe aftësitë e kufizuara të kalimit po e pengojnë Rusinë të rifurnizojë efektivisht trupat e saj përpara me elementë bazë, si ushqimi dhe karburanti”, bën me dije ministria britanike. /abcnews.al