Ministria e Jashtme ruse akuzon EULEX në Kosovë

schedule12:37 - 5 Prill, 2018

schedule 12:37 - 5 Prill, 2018

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar misionin e BE për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX se ka ndihmuar në arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriç në veri të Mitrovicës.

Forcat ndërkombëtare në Kosovë, bazuar në rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka përgjegjësinë kryesore për të ruajtur sigurinë e popullsisë jo shqiptare.

Ka qenë kjo deklarata e Maria Zakharova, zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse, e cila shtoi se detyrat e këtyre forcave ndërkombëtare janë më se të qarta në mandtin e tyre.

Zakharova theksoi se ishin pikërisht forcat ndërkombëtare KFOR dhe Eulex që në mënyrë të qartë aprovuan arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriç.

Gjuriç, i cili drejton të ashtuquajturën zyrë për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, u arrestua në 26 mars në veri të Mitrovicës gjatë një takimi me zyrtarë serbë. Forcat speciale të Kosovës e arrestuan, e dërguan në Prishtinë dhe më pas e deportuan në Serbi.

Pas kësaj ngjarjeje Lista Serbe u largua nga koalicioni qeverisës në Kosovë të drejtuar nga kryeministri Haradinaj, duke i dhënë Prishtinës një ultimatum prej tre javësh për të krijuar asocacionin e komunave serbe në veri të Mitrovicës. Në të kundër Beogradi do e krijojë vetë atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!