Ministria e Jashtme e Kosovës: Ka qytetarë që punojnë në Irak, po përpiqemi t’i ndihmojmë

schedule13:35 - 8 Janar, 2020

schedule 13:35 - 8 Janar, 2020

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një deklarate për shtyp ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të shmangin udhëtimet drejt Irakut, Iranit dhe Jemenit pas situatës së tensionuar rajon.

Sipas Ministrisë së Punëve të jashtme këto vende nuk ofrojnë siguri për shtetasit e Kosovës. Gazeta Expres citon më tej deklaratën e Ministrisë ku thuhet se ka informacione se ka shtetas të Kosovës që punojnë për Organizata Ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ata kanë aktiviziuar misionet e tyre diplomatike në shtetet e Lindjes së Mesme për të ju ardhur në ndihmë shtetasve të Kosovës në Irak.

Një tjetër media në Kosovë, Indeksonline, raportonte gjatë ditës duke u bazuar në burimet e saj se mund të jenë rreth 300 shtetas të Kosovës të cilët punojnë në njërën nga bazat e sulmuara në Irak. Sipas saj aktualisht në bazën kryesore amerikane në Irak “Al Asad”, ndodhen shumë kosovarë, të cilët punojnë në kompaninë “KBR inc”, e cila ka bazë të njejtë edhe në Bond Steel. Pjesa më e madhe e tyre mendohet të jetë nga qyteti i Ferizaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!