Ministria e Infrastrukturës ndërpret kontratat me 17 subjekte për HEC-et

schedule12:46 - 15 Prill, 2019

schedule 12:46 - 15 Prill, 2019

Mosrespektimi i afateve procedurale, mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.

Janë këto problemet që ka ndeshur më shpesh Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kontratat për ndërtimin e Hidrocentraleve. Për këtë qëllim, ministria shton edhe 9 HEC-e të tjerë në listën e ndërprerjes së kontratës nga ana e tyre.

“Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncensionare shkon në 17 raste”.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë këto veprime janë ndërmarrë për të minimizuar risqet e mundshme dhe implikimet financiare për buxhetin e shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!