Ministria e Financave: 13.2 miliardë lekë borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve

schedule15:54 - 5 Maj, 2022

schedule 15:54 - 5 Maj, 2022

Nga Erblina Mile

Borxhet e prapambetura  mbeten një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit. Në total detyrimet e regjistruara në fund të vitit 2021 janë 13.2 miliardë lekë ose  rreth 110 milionë euro.

Krijimi i detyrimeve të prapa mbetura ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ekonominë shqiptare. Statistikat e ministrisë së financave tregojnë se pushteti vendor vijon të jetë problematik për sa i përket nivelit të borxheve e ndjekur nga institucionet qendrore të ndara sipas kategorive  abuzimet më të mëdha qëndrojnë në kryerjen e investimeve pa pasur fondet përkatëse.

Kështu borxhet e krijuara për investime  rezultojnë se  janë 4.3 miliardë lekë .Financat shqiptare vijojnë të  rrezikohen nga largimet e padrejta nga puna. Vendimet gjyqësore që i kanë dhënë të drejtë punonjësve kapin një borxh që arrin në 3.7 miliard lekë.

Ndërkohë të ndara sipas ministrive, infrastruktura dhe energjia kanë peshën kryesore të detyrimeve të prapambetura dhe deri në fund të vitit të kaluar rezultojnë se janë 2.3 miliard lekë. Në vend të dytë renditet  ministria e ekonomisë dhe financave me 1.5 miliardë lekë dhe më pas vjen ministria e mbrojtjes me 1.4 miliardë lekë.

Me detyrime rezultojnë edhe ministria e Punëve të brendshme si dhe ministria e shëndetësisë. Ujësjellës –Kanalizimet duket se kanë përkeqësuar situatën financiare dhe  vetëm për tre muaj kanë rritur borxhin me 273.5 milionë  lekë. Ky sektor është një ndër borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj OSHEE.

BORXHET E PRAPAMBETURA

TOTALI                               13.2 MLD LEKË

QEVERISJA VENDORE      6.6 MLD LEKË

QEVERIA QENDRORE       6.1 MLD LEKË

INVESTIMET                       4.3 MLD LEKË

VENDIME GJYQËSORE    3.7 MLD LEKË

BORXHET SIPAS MINISTRIVE 2021

INFRASTRUKTURA DHE ENERGJIA – 3.2 MLD LEKË

EKONOMIA DHE FINANCAT -1.5 MLD LEKË

MBROJTJA -1.4 MLD LEKË

PUNËT E BRENDSHME -580.7 MLN LEKË

SHËNDETËSIA -307.4 MLN LEKE

DETYRIMET E UJSJELLËS-KANALIZIMEVE

SHTATOR 2021        301.3 mln lekë

DHJETOR  2021        574.8 mln lekë  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!