Në një lidhje telefonike për Abc News, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehneti akuzoi ministrinë e Arsimit, e cila ende nuk ka reaguar për situatën e shkollës private në Korçë, ku një mësues ka rezultuar me Covid-19.
Mehmeti thekson se shkolla ka vepruar drejt duke shpjeguar situatën dhe këshilloi karantinimin e stafit, nxënësve dhe prindërve, por ndërkohë sipas tij ende ministria nuk ka thënë asgjë.
“Unë para një jave kam qenë i ftuar në studion e kolegut tuaj Enkel Demit dhe kam ngritur shqetësimin që të bëhej një kontroll në lidhje me stafin mësimor. Ju e dini që ne kemi në kopshte dhe çerdhe edukatore që janë shumë afër me fëmijët.
Ministria e Arsimit nuk pati ansjë reagim në atë periudhë dhe nuk ka asnjë reagim edhe. Kjo është shumë e çuditshëm edhe gjëja e parë që duhej bërë, unë nuk jam specialist, por do thosha se duhe bërë jo vetëm për mjekët dhe mësueist të cilët kanë kontakte shumë të gjëra. Pra kemi mësues që japin mbi 500 fëmijëve dhe duhet të shikoheshin, ose duhej tu bëheshin edhe atyre analizat. Rasti i fundit na tregon duke qenë se mësuesi vjen nga jashtë, ky ishte një problem shumë i madh që duheshim përballur. Shkolla në gjykimin tim ka vepruar drejt duke deklaruar cili ishte mësuesi. Por Ministria duhet të na thotë dhe të na shpjegojë më tepër në lidhje me këtë çështje”, deklaroi eksperti.
Më tej Mehmeti shton se shkolla ashtu si universitetet janë mjedise të mëdha dhe masat duhet të ishin marrë më herët.
“Të paktën nga specialistët, deklarojnë se fëmijët janë mbartës më të shpejtë të kësaj sëmundje. Dhe ata mund ta çojnë në familjet e tyre në mjedise publike. Shkolla është një mjedis shumë i madh social, po ashtu edhe universitetet. Ne nuk dimë cilat janë lëvizjet që kanë bërë pedagodët . Jemi në kushtet që nuk dimë dhe duhet edhe një ndërgjegjësim jo vetëm për tu vetëdeklaruar pedagodët, mësuesit, edukatoret, por duhet pasur në konsideratë edhe një udhëzim nga ministria e Arsimit”, tha ai. /abcnews.al